Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fshaj të komunës së Gjakovës, ku një 24-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 24-vjeçarja është gjetur nga njësitet policore tek ‘Ura e Fshajtë’.
Sinjali mëson se ajo ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga një shkëmb, por që fatmirësisht ka rënë në një pemë dhe është evituar më e keqja.
Nga e gjithë kjo ajo ka pësuar lëndime trupore, për çka u desh të kërkojë ndihmë mjekësore në spital.
Sipas burimeve nuk dihet ende motivi që e shtyu të renë të bëjë këtë veprim dhe rasti po hetohet nga organet kompetente.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Tentim vetëvrasje’.