Gjakovë: 29-vjeçari ikë para syve të Policisë në Qendrën e Ndalimit, u hodh nga dritarja

Në Qendrën e Mbajtjes në Gjakovë, një i dyshuar që u arrestua nga Policia u arratis dhe akoma nuk është kapur.

Gjithçka dyshohet se ndodhi për pak minuta, kur i dyshuari shfrytëzoi kohën derisa zyrtari policor që po merrej me rastin po kryente procedurat e tjera dhe ia mbathi nga dritarja, njofton Sinjali.

Të njëjtat burime thonë se kjo bëri që Policia të aktivizohej sërish, por i dyshuari është larguar në një drejtim të panjohur dhe ende nuk është bërë lokalizimi i vendndodhjes së tij.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme.

Related Articles