Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sektori Rajonal i Hetimeve, bënë të ditur ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Rogovë ku edhe janë sekuestruar disa prova.
“Sektori Rajonal i Hetimeve, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Rogovë-Gjakovë. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë e llojit EKOL, tre karikator, 22 copë fishekë dhe një thikë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit B. B., lindur në vitin 1949, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për momentin rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.