Gjakovë: Burri i dehur ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, përfundon në mbajtje për 48 orë

Gjakovë: Burri i dehur ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, përfundon në mbajtje për 48 orë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua në Gjakovë, e cila e ka raportuar bashkëshortin për dhunën fizike që ka ushtruar ndaj saj, pas një mosmarrëveshje

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se pas denoncimit të rastit, Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, i cili ka qenë në gjendje të dehur.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe më pas është dërguar në mbajtje, teksa gruaja e tij ka kërkuar urdhër mbrojtës, për shkak të frikës dhe shqetësimit që i dyshuari ia ka shkaktuar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunë në familje” dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Related Articles