Dyshohet se një fëmijë në Gjakovë është se është kequshqyer, edhe është keqtrajtuar fizikisht
Këto dyshime janë ngritur pasi fëmijës i është bërë një tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.
Policia ka bërë të ditur se për këtë rasr është njoftuar Qendra për Pune Sociale.
“Në Spitalin e Gjakovës, gjatë tretmanit mjekësorë që i është bërë fëmijës nga mjekja, është ngritur dyshimi që përveç keq ushqyerjes, fëmija mund të jetë edhe i keq-trajtuar fizikisht”.
“Në këtë rast, është njoftuar Qendra për Pune Sociale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.