Gjakovë, hajnat vjedhin stoli ari në një shtëpi, arrestohet një femër

Gjakovë, hajnat vjedhin stoli ari në një shtëpi, arrestohet një femër

Një femër ka informuar se disa person-a panjohur, nga shtëpia e saj i kanë vjedhur stoli të ndryshme ari, në Gjakovë.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, në lidhje me rastin të hënën është arrestuar një femër, ndërsa rasti është duke u hetuar si “vjedhje e rëndë”.

“Rr. Ilir Soba, Gjakovë 02.03.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur, nga shtëpia e saj  i kanë vjedhur stoli të ndryshme ari. Lidhur me rastin me datën 06.03.2023 është arrestuar një person i gjinisë femër. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’ “, ka thënë Elezaj për Gazetën Enigma.

Related Articles