Një person është arrestuar dje në Gjakovë pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.