Është arrestuar një burrë në Gjakovë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje pronësore dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.