Një dhunë familjare ka ndodhur në Gjakovë, me çrast vëllau ka rrahur motrën e saj për shkak se ai kishte kërkuar të holla për blerjen e substancave nartkotike.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se viktima ishte përdorues i narkotikëve.
Tutje, në njoftim thuhet se njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, por nuk kanë arritur t’a kapin të dyshuarin.
“Viktima femër kosovare raporton se vëllai i saj i dyshuari mashkull Kosovar kishte kërkuar të holla për të blerë narkotik pasi që dyshohet se është konsumues. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
/Gazeta Enigma/.