Situata e krijuar si pasojë e të reshurave të fundit të shiut ka shkaktuar probleme me furnizimin e ujit të pijshëm edhe në komunën e Gjakovës.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se ka probleme me furnizim për banorët e fshatrave të Rekës së Keqe të cilëve aktualisht iu është ndërprerë furnizimi me ujë.
Poashtu bëhet e ditur se edhe banorët e fshatit Gërqinë të cilët furnizohen përmes burimit vetanak se për momentin uji nuk është i pijëshëm si pasojë e turbullirës.
KRU “Gjakova” njoftojnë se ekipet e tyre janë mobilizuar për të stabilizuar gjendjen.