Gjakovë: Të shtëna me armë, konfiskohet një pistoletë dhe 11 gëzhoja

Gjakovë: Të shtëna me armë, konfiskohet një pistoletë dhe 11 gëzhoja

Në fshatin Lipovë të Gjakovës ka ndodhur një rast i të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur mesditen e së shtunës, njofton raporti 24 orësh i policisë

Siç thuhet në raport, njësitet policore në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë cal-9×19 mm dhe 11-gëzhoja kalibër i njëjtë.

“Në konsultim me prokurorin, i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport

Related Articles