Ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve në Gjakovë kanë intervenuar të shtunën në një rast aksidenti në rrugën “Dan Polloshka”.
Intervenimi ka ardhur pas thirrjes emergjente.
Në vend të ngjarjen kanë dalë ekipet ku raportohet se është bërë tërheqja e një trupi pa shenja jete.
Sipas informacioneve, në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me shërbimet tjera emergjente dhe organet kompetente.
