Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore gusht-shtator 2022, ka parashtruar tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, të cilat janë aprovuar nga Gjykata kompetente në Gjakovë.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria e Gjakovës.
“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar tri (3) eskavatorë dhe një (1) kamion transportues, të cilat kapin vlerën rreth 300 mijë euro, për shkak të dyshimit të bazuar se janë përdorur në kryerjen e veprën penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit”, nga neni 338, paragrafi 1, të KPRK –së”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria Themelore në Gjakovë thotë se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale, për ndotjen dhe degradimin e mjedisit, dhe inkurajon qytetarët që rastet e tilla të raportohen, me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie.