Lojtarët ikën me një frikë të tmerrshme ndërsa një gjarpër i madh pushtoi fushën dhe ndërpreu lojën në Guatemala.
Arbitri ndërpreu ndeshjen e ligës së Nueva Concepcion kundër Municipal në minutën e 82-të, kur vuri re mysafirin e padëshiruar.
Ish një gjarpër që gjendej në fushën e blertë dhe një punonjës u përpoq të merrte kontrollin e zvarranikut duke e larguar me një shkop të madh. Ndërprerja e çuditshme më në fund përfundoi kur dy oficerë policie u përpoqën t’i prisnin kokën gjarprit me mburoja kundër trazirave.
Për fat të mirë, një nga zjarrfikësit, i cili gjithashtu u përfshi në operacionin për heqjen e tij, arriti të kapte gjarprin pas kokës së tij, para se të vritej dhe të lëndohej ndonjë lojtar, dhe e largoi atë me brohoritjet e spektatorëve.