Një gjarpër me gjatësi rreth 1 metër e 40 centimetra është parë sot nga qytetarët teksa po zvarritej rrugëve të qytetit në Prishtinë.
Qytetarët hasën gjarprin tek rruga pranë “4 Llulave” gjersa pi shkonte drejt Parlamentit të Kosovës.
I menjëhershëm ishte reagimi i kalimtarëve të cilët e mbytën gjarprin me qëllim që të mos shkaktonte dëme tek kalimtarët e tjerë.
Qytetarët e futën gjarprin e ngordhur në një paketë dhe e larguan prej aty.