Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK ka disa javë që bredhin e kanë stolisur, pikërisht për të sjellë më shumë hijeshi për festat e fundvitit.
Këto ngjyra festa anise brenda një hapësire spitalore mbase mund t’i shohin gjashtë pacientë të cilët po e vazhdojnë hospitalizimin edhe gjatë shënimit të Vitit të Ri – në mesin e tyre edhe një fëmijë 12-vjeçar.
Pacientët e hospitalizuar të kësaj klinike kanë tone emocionesh kur flasin për ndërrimin e moteve që do e presin larg familjeve dhe në kushte spitalore. Megjithatë luten për shëndetin.
Derisa në këtë të premte tre pacientë të tjerë patën fatin që ta përfundojnë tretmanin mjekësor, për t’u kthyer tek familje e tyre.
Bashkë më pacientët nga mëngjesi i 31 dhjetorit deri atë të 1 janarit do të punojnë dy kirurgë dhe dy infermiere, sikurse në kujdestaritë e zakonshme.