Gjashtë pacientë po trajtohen në QKUK pas lëndimeve me mjete prioteknike

Gjashtë pacientë po trajtohen në QKUK pas lëndimeve me mjete prioteknike

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të QKUK-së, u trajtuan një numër i konsiderueshëm i pacientëve që u lënduan nga mjetet piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Pjesa më e madhe e të lënduarve sipas njoftimit të SHSKUK-së janë fëmijë dhe adoleshentë të cilat në disa raste kanë përfunduar edhe me amputime të gishtërinjëve. Aktualisht gjashtë pacientë po trajtohen në Kirurgjinë Plastike.

“Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë festave të fundvitit, është trajtuar një numër i konsiderueshëm pacientësh të lënduar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, kryesisht petardave. Pjesa më e madhe e të lënduarve janë fëmijë dhe adoleshentë. Rastet e trajtuara në këtë klinikë kanë qenë kryesisht lëndime të duarve, veçanërisht të gishtërinjve, të cilat në disa raste kanë përfunduar me amputime të pjesshme apo të plota, si dhe me dëmtime serioze funksionale të aparatit tendinoz (tendinave te gjishtrinjëve të duarve). Po ashtu, janë regjistruar edhe lëndime në regjionin e fytyrës, të cilat kërkojnë trajtim të specializuar dhe mund të lënë pasoja estetike dhe funksionale afatgjata. Aktualisht, gjashtë pacientë janë të hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për shkak të lëndimeve shumë të rënda të duarve, të cilat kërkojnë mjekim të mëtejmë dhe trajtim të specializuar”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Tutje sipas njoftimit thuhet se këto lëndime shoqërohen shpesh me pasoja të përhershme si dhe kërkohen edhe ndërhyrje të shumta krirugjikale.

Related Articles