Gjashtë persona shpëtohen pasi ishin bllokuar nga bora në Maqedoninë e Veriut, shumica fëmijë

Gjashtë persona shpëtohen pasi ishin bllokuar nga bora në Maqedoninë e Veriut, shumica fëmijë

Pesë fëmijë dhe një i rritur janë shpëtuar pasi kishin mbetur të bllokuar nga reshjet e dendura të borës në fshatin Rajçani në komunën e Koçanit të Maqedonisë së Veriut.

Për lajmin kishte njoftuar Qendra për Menaxhim me Kriza.

Ata kanë treguar se rasti është paraqitur në orën 09:53, ndërsa pas veprimeve të marra, personat në fjalë janë shpëtuar rreth orës 11:50.

“Në ora 11:50 personat janë nxjerrë me fuoristradë të një anëtari të Shërbimit Vullnetar të Shpëtimit Malor “Osogovo” nga Koçani dhe janë larguar shëndoshë e mirë dhe i janë dorëzuar prindërve të tyre”, thonë nga QMK, bën të ditur Alsat, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles