Gjashtë persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Istog.
Këtë e ka bërë të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonaler të Policisë së Kosovës në Pejë.
Ai ka shtuar se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, dhe të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.