Gjashtë të vdekur dhe nëntë të plagosur nga sulmi në Sacramento

Gjashtë të vdekur dhe nëntë të plagosur nga sulmi në Sacramento

Së paku gjashtë persona kanë vdekur dhe nëntë janë plagosur në sulmin me arrmë në qendër të Sacramentos, ka njoftuar Policia e Sacramentos, raporton agjencia AP.

Qytetarët kanë ikur nëpër rrugët e Sacramentos pasi kanë dëgjuar të shtëna të automatikëve në një zonë të ngarkuar me restorante e bare, ndërsa janë parë një numër i ambulancave në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët policorë kanë izoluar zonën në orët e hershme të së dielës. Nuk kanë dhënë menjëherë detaje për ngjarjen.

Raportohet se të shtënat kanë ndodhur në afërsi të Golden One Center, ku Sacramentos Kings luan ndeshjet e saj në NBA.

Related Articles