Gjashtë të vdekur nga të shtënat në Australi

Gjashtë të vdekur nga të shtënat në Australi

Gjashtë persona, përfshirë dy oficerë policie, janë qëlluar për vdekje pas një prite në një pronë të largët australiane. Policia ka thënë se ata ishin qenë në kërkim të një personi të zhdukur në Wieambilla – 270 km në perëndim të Brisbane, Queensland, kur u qëllua mbi ta, raportoi BBC-ja të martën.

Pas një rrethimi të gjatë, tre të dyshuar u qëlluan më pas për vdekje nga policia.

Kryeministri australian, Anthony Albanese e quajti ditën kur ndodhi ngjarja një “ditë zemërthyese” për Australinë.

Katër oficerë policie fillimisht kishin shkuar në pronë të hënën pasdite me orën lokale, pas një kërkese nga policia e Uellsit të Ri Jugor.

Policët Matthew Arnold, 26 vjeç dhe Rachel McCrow, 29 vjeç, u qëlluan për vdekje teksa i afroheshin pronës. Një tjetër oficer u plagos dhe i katërti u arratis pa lëndime fizike, tha policia.

Një fqinj, 58-vjeçari Alan Dare, u vra nga të dyshuarit pasi shkoi në pronë për të parë se çka po ndodhte.

Rrethimi vazhdoi për orë të tëra, përpara se të dyshuarit, dy burra dhe një grua të qëlloheshin nga oficerë, thanë autoritetet. Njëri u identifikua si Nathaniel Train, 46 vjeç, një ish-drejtor shkolle dhe personi i humbur.

Të tjerët ishin vëllai i tij Gareth Train, 47 vjeç, dhe gruaja e Gareth, Stacey Train, 45, të cilët ishin bashkëpronarë të pronës.

Komisionerja e Policisë së Queensland, Katarina Carroll e përshkroi sulmin si një “tragjedi të paimagjinueshme” dhe humbjen më të madhe të jetës së forcës në një incident të vetëm në shumë vite.

Related Articles