Këtë të hënë gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident trafiku te ura në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se në vend të ngjarjes përveç policisë kanë dalë ekipet e emergjencës dhe njësia e zjarrfikësve.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës”, tha Hoxha.
Tutje, ai u shpreh se policia po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor. /Gazeta Enigma/