Lojtari i Shqipërisë, Klaus Gjasula, ka bërë histori në ndeshjen e sotme ndaj Kroacisë, duke u bërë lojtari i parë në histori të këtij kampionati që shënon autogol dhe gol në të njëjtën ndeshje, njofton Gazeta Enigma.
Gjasula fillimisht shënoi autogol në minutën e 76’, duke i dhënë epërsi Kroacisë, por më pas përmirësoi gabimin e tij, duke shënuar në minutën e 95’ të lojës, dhe kështu duke volosur rezultatin 2-2 dhe duke ia dhuruar një pikë Shqipërisë. /Gazeta Enigma