Një 10-vjeçar është lënduar në parakrah me gërshërë pas konfliktit me bashkëmoshatarin e tij, jashtë një shkolle në Korçë.
Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, raporton TCh.
“Më datë 03.03.2022, rreth orës 14:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, një fëmijë 10-vjeçar, i cili dyshohet se është konfliktuar jashtë orarit mësimor, me një bashkëmoshatarin e tij, ku ky i fundit e ka dëmtuar me një mjet prerës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, sipas policisë./Gazeta Enigma/