Raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë të vitit 2021, i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, njofton se gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 janë braktisur katër fëmijë, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas rezultateve të dala nga ky raport rezulton se gjatë periudhës TM1 2021, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26 298 familje me gjithsej 105 296 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 405 familje.
Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 142 092 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 165 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 700 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 81 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 272 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 187 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 590 përfitues.
Nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 844 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19 271 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 697 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 487 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 38 280 përfitues dhe nga skema e viktimave civile janë 902 përfitues.