Gjëja e parë që shihni në foto, tregon se çfarë kërkoni realisht në dashuri

Gjëja e parë që shihni në foto, tregon se çfarë kërkoni realisht në dashuri

Çfarë po kërkoni në dashuri? Çfarë dëshironi në dashuri? Mund ta zbuloni duke bërë këtë test psikologjik të thjeshtë, të cilin e kanë bërë edhe mijëra njerëz të tjerë në rrjetet sociale thjesht duke u bazuar në një foto. Gjëja e parë që shihni në foto, tregon se çfarë kërkoni realisht në dashuri.

Testi bazohet thjesht tek vëzhgimi i një imazhi, i cili përmban disa elemente në brendësi dhe gjëja që një person sheh të parën, tregon se çfarë kërkon realisht në dashuri. Më poshtë do të gjeni interpretimin e çdo elementi.

Nëse gjëja e parë që keni parë ka qenë një krokodil, atëherë ju kërkoni një dashuri të zjarrtë dhe pasionante. Nuk jeni persona që e preferoni rutinën. Doni të provoni përherë gjëra të reja dhe të shkoni në vende të reja. Nuk jeni persona të dhënë pas monotonisë, përkundrazi, jeni kuriozë dhe pranë dëshironi të keni një partner/e po aq të dhënë pas aventurave, të zbuluarit e vendeve dhe gjërave të reja.

Nëse keni parë si fillim një barkë me dy persona, jeni duke kërkuar një dashuri konstante. Ju pëlqejnë gjërat që merren ngadalë, hap pas hapi, deri në arritjen e një synimi të caktuar. Keni nevojë të ndërtoni një lidhje të fortë që do të zgjasë gjatë në kohë. Besimi është tepër i rëndësishëm për ju, thuajse esencial, sepse ajo që doni në një marrëdhënie, është të gjeni një person tek i cili të mbështeteni plotësisht në rast nevoje.

Nëse gjëja e parë që ju ka rënë në sy ka qenë forma jo e rregullt e shkrimit, e ngjashme me një shirit zemre (EKG-je), jeni në kërkim të ndjenjave të vërteta e të sinqerta. Për ju nuk ka rëndësi edhe nëse një ndjenjë e tillë krijohet duke nisur nga raporte shoqërore. Mjafton që të jetë një ndjenjë e sinqertë, e vërtetë dhe e fortë. Dëshira juaj është të gjeni një dashuri që ju bën të qeshni e të qani nga gëzimi. Dëshironi të gjeni një person të sinqertë që nuk do t’ju tradhëtonte kurrë.

Related Articles