Policia e Kosovës ka gjetur armë, municion dhe pajisje të tjera të ngjashme, në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicë të Veriut, konkretisht në një banesë e cila ishte e uzurpuar dhe pa banorë.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar:
– 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm
– Municion për pushkë ajrore
– 1 Optik për armë të gjatë
– 1 Kuti për mbushje të municionit
– 1 Fotrollë për pistoletë
– 2 Gaz-maska
– 2 Video-kamera dhe 1 video-kasetë e vogël
– Dokumente të ndryshme
– 1 Foto-aparat
– 1 Lexues (DVD)
– 1 Vule të rrumbullakët
Në vijim të hetimeve Policia ka identifikuar bashkëshorten e personit i cili dyshohet se e kishte uzurpuar pronën e cila banonte në një banesë aty afër. Në bazë të dyshimeve është kontrolle edhe në banesën tjetër ku policia ka gjetur dhe sekuestruar:
– 1 pistoletë,
– 1 tytë e armës së shkurtë,
– 1 fishek, dhe
– 1 armë (e modifikuar, stilo-laps)
Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara M.A., 56 vjeç, e cila është intervistuar, dhe ndaj saj me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas intervistimit e dyshuar është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.