Policia e Kosovës ka gjetur armë të fshehura në fshatin Junake në Zveçan.
Armët janë gjetur në një pyll, ndërsa ishin fshehur në një gyp.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani, i cili tha se janë gjetur një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat.
“Njësiti i Hetimeve Rajonale, njësiti për trajtimin e mjeteve eksploduese kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat. Nuk ka të arrestuar”, tha Elshani.