Policia ka njoftuar se trupat e dy burrave belgë, të cilët ishin zhdukur në Alpet Zvicerane në vitin 1992, janë gjetur pasi dolën në sipërfaqe si pasojë e shkrirjes së një akullnaje.
Autoritetet bënë të ditur se trupat u gjetën nga një alpinist më 26 korrik në akullnajën Trift, në jug të qytetit zviceran të Luzernit, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.
Analizat e ADN-së konfirmuan më vonë se bëhej fjalë për dy alpinistë që ishin zhdukur 34 vite më parë pranë malit Weissmies, tha policia. Në kohën e zhdukjes, ata ishin të moshës 39 dhe 41 vjeç.
Shumë shkencëtarë ia atribuojnë ndryshimeve klimatike tërheqjen e shpejtë të akullnajave në Zvicër të cilat, sipas organizatës “Glacier Monitoring in Switzerland” (Glamos), u tkurrën me një të katërtën gjatë dekadës deri në vitin 2025.
