Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur mallra të kontrabanduara në pesë barnatore në vend.
Sipas njoftimit, këto mallra janë hasur gjatë një aksioni të Doganës. Gjithsej sipas tyre janë gjetur 350 lloje të ndryshme të medikamenteve.
“Bazuar në informatat e marra nga rrugët operative, njësit e doganës kanë koordinuar një aksion në këto pesë lokacione. Gjatë kontrollit, janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme. Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar menjëherë dhe proceset ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë filluar. Malli i gjetur përbëhet prej më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikameteve. Procedurat ligjore do të vijohen për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme të kontrabandës së medikamenteve”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 31 gusht 2023, Njësit Doganës së Kosovës, sot kanë ushtruar kontrolle në pesë lokacione të ndara (barnatore) në Prishtinë me qëllim të verifikimit të mallrave të mundshme të kontrabanduara.
Bazuar në informatat e marra nga rrugët operative, njësit e doganës kanë koordinuar një aksion në këto pesë lokacione. Gjatë kontrollit, janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme. Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar menjëherë dhe proceset ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë filluar.
Malli i gjetur përbëhet prej më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikameteve. Procedurat ligjore do të vijohen për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme të kontrabandës së medikamenteve.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.