Policia ka njoftuar se mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec, raporton Gazeta Enigma.
Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjekoligjore.
“Nga njësitë kompetente policore dhe institucionet përkatëse janë vazhduar punimet në vendin e cekur, dhe gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi/personi, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në raportin e Policisë. / Gazeta Enigma.
