Gjatë renovimit të depos së morgut në QKUK, janë gjetur eshtra njerëzish. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Instituti të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.
Ai ka thënë për Telegrafin se pjesë kockore janë gjetur në depo dhe i përkasin kohës së paraluftës. Gërxhaliu ka treguar se këto mostra studentët e mjekësisë i kanë përdorur për studime dhe se nesër do të ekzaminohen dhe do të tërhiqen nga depoja e Morgut.
“Po gjatë, pastrimit apo renovimit të depos së morgut në QKUK, është hasur në mbetje kockore të njerëzve. Këto mbetje i takojnë kohës së paraluftës dhe në atë kohë studentët i kanë përdorur për studime të ndryshme….”, tha Gërxhaliu.