Gërmimet në lokacionin e varrezave në lagjen Arbanë të Prizrenit, kanë rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore të së paku një personi.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se individi potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.
“Gërmimet e filluara paradite , kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave (mbetjeve mortore) te minimumi një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Pas zhvarrimit do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, shkroi Hoti.