Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në një lokacion në Vushtrri, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit, thuhet se mbetjet mortore potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur. Komisioni tha se ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata “Martirët e Lirisë” nga Vushtrria.
Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.
“Komisioni do t’iu njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN, nga Komisioni Ndërkombtar për Persona të Zhdukur”, u tha në njoftimin e KQPZh.