Gjenden mbetje njerëzore në nëndetësen “Titan”

Gjenden mbetje njerëzore në nëndetësen “Titan”

Në pjesë të ndryshme të nëndetëses “Titan”, e cila u nxor në sipërfaqe një ditë më parë, janë gjetur mbetje të trupave njerëzorë që u përkasin 5 personave të cilët ndërruan jetë, si pasojë e shpërthimit katastrofik.
 
Roja Bregdetare e SHBA konfirmoi lajmin dhe shtoi se mbetjet njerëzore janë dërguar në laborator, për të kryer ekzaminimet e duhura, në mënyrë që të zbulojnë se kujt i përkasin.
 
Gjithashtu, mbetjet e nëndetëses do të përdoren për të analizuar shkaqet që çuan në shpërthimin tragjik. Sipas disa ekspertëve, një prej arsyeve mund të jetë një e çarë e vogël në sipërfaqen e “Titan”, e cila mundësoi futjen e ajrit dhe mospërballimin e presionit të lartë, ndërsa 5 personat në bordin e nëndetëses, ishin nisur drejt rrënojave të Titanikut.

Viktimat janë Stockton Rush, drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i OceanGate, krijuesi i Titan dhe kompania që kryente ekspeditat, sipërmarrësi i njohur Shahzada Dawood, djali i tij, Suleman, biznesmeni dhe eksploruesi britanik, Hamish Harding, dhe zhytësi Paul-Henry Nargeolet.

Related Articles