Gjendet 52-vjeçari që u raportua i zhdukur në Novobërdë

Gjendet 52-vjeçari që u raportua i zhdukur në Novobërdë

Është gjetur 52-vjeçari që u raportua i zhdukur në Llabjan të komunës së Novobërdës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha se i njëjti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

“Falë mobilizimit është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Osmani.

Në lidhje me rastin edhe Policia e rajonit të Gjilanit ka dhënë detaje për Gazetën “Enigma” në lidhje me rastin.

“Me datën 15.10.2025 nga familjarët kemi pranuar njoftim se, personi Shaban (Sejdi) Isufi, mashkull kosovar, i moshës 52-vjeçare, nga fshati Llabjan i komunës së Novobërdës, që nga data 14.10.2025 është larguar nga shtëpia e tij dhe deri më tani nuk dihet për vendndodhjen e tij”.

“Pas pranimit të informatës, njësitet policore të Stacionit Policor Novobërdë, Njësiti i Hetimeve Rajonale i Drejtorisë Rajonale në Gjilan së bashku edhe me Shoqatën e Kosovës për kërkim-shpëtim janë duke zhvilluar kërkime intensive, me qëllim gjetjen e personit. Me këtë rast u bën thirrje qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës përmes numrit 192, 0385045047095 apo në stacionin më të afërt policor”, njoftoi më herët Policia.

Related Articles