Policia njofton se personi i gjinisë mashkullore i raportuar si i zhdukur është gjetur dje.
I njëjti ishte raportuar i zhdukur më datën 13 shtator, ndërsa u gjetë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij te disa shkurre, ka njoftuar policia.
Më pas është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR /Istog 13/14.09.2021 – NN. Në lidhje me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur larg shtëpisë së tij afër 500 metra në disa shkurre. I njëjti është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Pejës.