Një grua e moshuar e cila është raportuar dje e zhdukur në rajonin e Dragashit, sot është gjetur e gjallë.
Lajmin për gjetjen e saj e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale.
Për këtë rast kishte reaguar mbrëmë edhe kryetari i komunës, Bexhet Xheladini.
Ai i kishte bërë thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë të dalin në kërkim të zonjës në fjalë.
Për të kërkuar të moshuarën sot ishte angazhuar edhe njësiti i kërkim shpëtimit.