Një vajzë e mitur që ishte raportuar si e zhdukur më 26 korrik në Mitrovicë të Veriut sot është gjetur, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ajo është paraqitur në stacionin policor më 30 korrik, e shoqëruar nga prindi i saj.
Rasti ishte denoncuar nga familjarët, të cilët kishin raportuar largimin e saj nga banesa pa lënë ndonjë gjurmë.
“Pas njoftimit, Policia e Kosovës kishte ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore, përfshirë njoftimin e pikave kufitare dhe stacioneve të tjera policore. Prokurori i Shtetit kishte urdhëruar inicimin e rastit si “Person i zhdukur”, ndërsa hetimet kishin vazhduar deri në momentin e paraqitjes së saj. Policia e Kosovës bëri të ditur se rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt dhe njëherësh u bëri thirrje qytetarëve që në raste të ngjashme të bashkëpunojnë duke raportuar menjëherë çdo rast në numrin emergjent 192, për të mundësuar reagim të shpejtë dhe efikas”. /Gazeta Enigma/