Një ish-princeshë e Katarit është gjetur e vdekur në vilën e saj në Marbella të Spanjës.
Kasia Gallanio ishte gruaja e tretë e miliarderit Abdelaziz bin Khalifa Al Thani, 73 vjeç, xhaxhai i Emirit aktual të Katarit.
45-vjeçarja ishte një betejë të ashpër ligjore me ish-bashkëshortin, të cilin në një rast e ka akuzuar për ngacmime të një prej vajzave. Ish-bashkëshorti i ka mohuar akuzat.
Sipas Le Parisien, policia spanjolle kishin gjetur trupin e Gallanio në një krevat pa shenja dhune.
Autopsia do të vendosë shkakun e vdekjes së Gallanio, teksa shenjat fillestare sugjerojnë një mbidozë drogash.
Ish-çifti kishin dy vajza binjake 17-vjecare që jetonin me Al Thani dhe më pas u vendosën me nënën e tyre në Marbella. Por më pas ishin ndarë prej saj për arsye të paditura.
Ata kanë dhe një vajzë tjetër 15-vjeçare që jeton me princin e Katarit, në një apartament në Paris, pasi ai u detyrua të shkonte në ekzil pas grusht-shtetit nga gjysmë-vëllai i tij Hamad bin Khalifa Al Thani më 1995.
Gallanio ishte me origjinë polake, por e lindur në Los Anxhelos. Ajo ishte njohur me Abdelaziz kur ishte 19-vjeçe dhe ishin martuar më 2004.