Gjendet edhe një tjetër mjet shpërthyes në Kaçanik

Gjendet edhe një tjetër mjet shpërthyes në Kaçanik

Me 1 maj edhe një mjet tjetër shpërthyes është gjetur në Kaçanik, raporton Gazeta Enigma.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se një person ka njoftuar se e kishte hasur mjetin në pyllin e fshatit. 

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë të pa shpërthyer në pyllin e fshatit. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit, e cila dyshohet që është mbetur nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në raportin e PK-së.

E sot, 2 maj, do të realizohet eksplodimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar shpërthyes në Stagovë të Kaçanikut, që thuhet se është i periudhës së Luftës së Dytë Botërore, që u gjet më 27 prill. 

Related Articles