Policia e Kosovës këtë të martë rreth orës 11:00 është njoftuar se nën një veturë në Leposaviq gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer.
Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se me të marrë informacionin, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë.
Policia ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigjur njësitë relevante policore duke përfshirë edhe njësinë K9 dhe njësitin për asgjësimin e mjeteve shpërthyese. Prezent ishin edhe KFOR-i amerikan”.
“Mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16e20 është largu nga Vendi i ngjarjes”, tha Elshani.
Më tej, Elshani tha se në konsultim me prokurorin, rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po hetohet nga policia.