Një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Çardhakut, në Korçë.
Dyshohet se bëhet fjalë për Agim Dejon, i cili rezulton i zhdukur prej 6 muajsh.
Sipas informacioneve paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
“Trupi është transportuar drejt morgut të Spitali i Korçës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të konfirmuar identitetin. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.
