Raportohet se në fshatin Bellanicë të Malishevës para një lokali në rrugë është gjetur i shtrirë një person.
Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.