Policia e Kosovës ka iniciuar rast “hetim i vdekjes” në Mitrovicë të Veriut pasi një person është gjetur pa shenja jete në hyrje të shtëpisë së tij.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të martën, e viktima është gjetur nga familjarët e tij.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, derisa njësitet autoritetet policore po presin njoftimin nga mjekësia ligjore.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në hyrje të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitë policore janë në pritje të ekipit nga mjekësia ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë. / Gazeta Enigma.