Një person nga fshati Plluzhinë i Skenderaj, është raportuar si i zhdukur dy ditë më parë.
Mirëpo, Gazeta Enigma ka kontaktuar me njërin nga familjarët e tij, duke njoftuar se Halili Durmishi, i cili ishte zhdukur, tanimë është gjetur.
“E kemi gjetur Halilin, mirë është. E kemi gjetur me një fshat këtu afër, një kojshi i yni e ka gjetur, u taku me të kështu rasisht. Ndërsa, gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë”, tha familjari i Durmishit.
Ai ka theksuar se arsyet se pse ka ndodhur kjo është se ai ka mbetur duke punuar.
Tutje, ai për Gazetën Enigma tha se e kanë lajmëruar edhe policinë, teksa e kanë bërë të ditur edhe përmes rrjeteve sociale.
Ndryshe, Durmishi me datën 24-04-2021 ka dal nga shtepija në orën 06:h të mëngjesit.