Policia në Prishtinë ka lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze.
Personi i dyshuar për vjedhjen e veturës, është arrestuar.
Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe municion.
Ndërkaq, ndaj personit të dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


