Rreth orës 11:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Me të marrë këtë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes.
Nga ana e e mjekëve në vend ngjarje është konstatuar se viktima K.G mashkull 35 vjec, është pa shenja jete.
Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për gazetën “Enigma” se policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rastin në fjalë.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë këtë rast.