Gjatë ditës së sotme 15 qershor, është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Livoq të Epërm në Gjilan, shkruan Gazeta Enigma.
Lidhur me rastin zëdhënësi i policisë Valon Osmani, për Gazetën Enigma ka konfirmuar se edhe nga mjeku kujdestar ësht konstatuar se personi është pa shenja jete.
Rasti është nën hetim.
“Me datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person mashkull i moshës madhor në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonal, fornzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës në Gjilan. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete. Hetues rajonal në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në sqarim dhe ndriçim të rrethanave të rastit”, tha Osmani.