Policia e Kosovës, ka raportuar se është gjetur një person i shtrirë në një rrugë të Fush-Kosovës, gjatë ditës së djeshme, përcjellë Gazeta Enigma.
Viktima është dërguar në emergjencë ku edhe u konstatua vdekja e tij.
Pas vendimit të prokurorit, , trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve.
Raporti:
“Fushë Kosovë, 04.05.2022 – 15:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë, viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës u lirohet familjarëve.”/GazetaEnigma/